Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kishte efekte katastrofike dhe konfirmoi se SHBA ka një plan nëse ndodh e diçka paimagjinueshme. Por Blinken refuzoi të thoshte saktësisht se cila do të ishte përgjigja e Amerikës, shkruan Sky News.
Ai tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë i kishin kërkuar Kremlinit që të “ndalonte bisedat e lira për armët bërthamore” dhe se ishte i shqetësuar se askush në rrethin e brendshëm të Putinit nuk do ta sfidonte atë nëse ai merrte vendimin për të përdorur armët.
Vladimir Putin javën e kaluar dha një kërcënim të fshehtë se ai është i përgatitur të nisë një sulm bërthamor nëse territori rus kërcënohet, një koment i dënuar gjerësisht në Perëndim. Në një fjalim televiziv kombëtar, ai paralajmëroi se “nuk po luante blof”.
- Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?! - 25/10/2026
- Sa bukur - 25/10/2026
- Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? - 25/10/2026