Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Edmundo González mbetet shpresa më e mirë për demokracinë në Venezuelë, pasi ish-kandidati presidencial u largua drejt Spanjës.
Blinken tha në “X” se largimi i Gonzalez nga Venezuela “është rezultat i drejtpërdrejtë i masave antidemokratike që Presidenti Nicolás Maduro ka lëshuar ndaj popullit venezuelian”.
Nga ana tjetër Gonzalez është zotuar të shtyjë për liri dhe demokraci për Venezuelën, pavarësisht se u largua për shkak të frikës.
Menjëherë pasi u takua me gruan e tij në bazën ushtarake Torrejón de Ardoz jashtë Madridit, ish-kandidati presidencial tha se ishte i sigurt se së shpejti do të vazhdojnë luftën për të arritur lirinë dhe rimëkëmbjen e demokracisë në Venezuelë.
Gonzalez vendosi të largohej nga vendi i tij pasi i rrezikohej jeta, kjo sipas lideres së opozitës María Corina Machado, duke përmendur një “valë brutale shtypjeje” pas zgjedhjeve të 28 korrikut në Venezuelë.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026