Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet e prillit 2021, Rama u përball me garën më të vështirë elektorale si kryeministër. Partitë opozitare (PD, LSI, PR, PDIU, PAA, etj.) ishin shumë afër marrjes së 71 mandateve parlamentare (në disa qarqe nuk e morrën dot mandatin thjesht për një grusht votash).
Por pas rikthimit të Berishës dhe Metës në krye të PD-së dhe LSI-së, situata elektorale për Ramën ndryshoi për mirë në mënyrë drastike. Më 11 maj 2025, PD, LSI, PR, PDIU, PAA, etj. morën vetëm 50 mandate parlamentare, duke e lënë fushën të lirë për PS-në dhe disa parti të vogla, që të merrnin plot 90 mandate.
Nga maji 2025 e deri më sot, në sondazhet përiodike që kam zhvilluar, PS-ja ka pothuaj dyfishin e përkrahjes së PD+LSI+etj., ndërkohë që përkrahësit e partive të vogla janë sa çereku i ayre që votuan për to më 11 majin e vjetshëm.
Krahasuar me vitin 2021( kur votuan për PS-në mbi 800 mijë zgjedhës të këtushëm), ka një tkurrje elektorale të partisë kryesore (aktualisht atë e votojnë rreth 700 mijë zgjedhës të këtushëm). Por nga ana tjetër, tkurrja e kampit kundërshtar është dramatike (vetëm 365 mijë zgjedhës të këtushëm votojnë për PD, LSI, PR, PDIU, PAA, etj.).
Me pak fjalë, betejën Rama tani e ka në sinorin rozë-gri, për të thithur sa më shumë përkrahës në këtë sinor. Sepse sinori blu i Berishës është i papërfillshëm…
- Ilir Beqaj letër drejtuar Xhafajt, Manjës dhe Gogut: U shkel ligji në ndryshimin e akuzës sime, nuk mora asnjë njoftim - 24/04/2026
- “Viti 2030, objektiv i arritshëm”, Leka: Shqipëria drejt fundit të rrugëtimit për në BE, të gjithë po e vlerësojnë! - 24/04/2026
- Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës - 24/04/2026