Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.
Përmes një postimi, Rama tha se diskutimi u përqendrua te organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri “Pasqyrë Albania”.
Sipas kryeministrit, takimi përbën një hap në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.
“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan Rama.
- Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve! - 20/10/2026
- Paradoksi i Hirschman-it, ose protesta që do ta rrëzojë Ramën me votat e Ramës - 20/10/2026
- Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta! - 20/10/2026