16.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Berisha: Të gjithë në Bulevard! Nuk ka samit pa protesta

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorë të njësisë 7 në Tiranë. Berisha u ndal te protesta e 6 dhjetorit ditë kur në Tiranë do të vijnë edhe liderët e Europës ku tha se të gjithë do të jenë në shesh atë ditë.

“Këto ngjarje janë, protesta, do ta quaja më europiane që shqiptarët kanë organizuar pas dhjetorit të vitit 1991, protestë në të cilën populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një mision të madh, për të përfaqësuar aty, përkushtimin, vlerësimin, qëndrimin ndaj vlerave të demokracisë, dhe atyre evropiane”, tha Berisha.

I pyetur për zhvullimin e protestës, kryetari i PD tha se ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë.

“Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë.

Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël”, tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x