11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Berisha sulmon ndërkombëtarët: Kur unë të jem në pushtet, vendimet për Shqipërinë do të merren në Tiranë

Në selinë blu është mbledhur pasditen e së mërkurës Kryesia e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij përpara mbledhjes kreu i demokratëve foli për hapjen institucionale më të madhe të kësaj partie në 30 vite ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë.

Kryedemokrati akuzoi rivalin e tij politik Edi Rama se për “karrigen e tij” është i gatshëm të pranojë vendime nga kushdo jashtë vendit. Ndërsa, kur PD të jetë në pushtet, shtoi Berisha, vendimet për qytetarët shqiptarë do të merren “në interes të tyre në Tiranë.”

Berisha kujtoi se shqiptarët tashmë një po cilësohen si një popull i gomoneve,”ndryshe nga 30 vite më parë, për faj të politikave qeverisëse”  të atyre që kanë pushtetin prej thuajse një dekade tashmë.

“PD thekson se vendimet për PD do të merren nga anëtarët dhe mbështetësit e saj, vendime për Shqipërinë do të merren në Tiranë dhe nga shqiptarët. Edi Rama për karrigen e tij është i gatshëm të pranojë vendime nga kushdo jashtë këtij vendi për t’i zgjatur jetën pushtetit të tij.

Vetëm një vend e komb sovran që merr vendimet e tij në përputhje me interesin e qytetarve të tij. Sot ne jemi popull I gomoneve. Nëse 30 vite më parë në u bëmë popull i gomoneve për shkak të kafshatës, se dolëm të varfër nga diktatura, sot jemi poulli i gomoneve për shkak të një regjimi, narkoshteti që nuk respekton më votën, liritë tona,” tha kreu i demokratëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x