Forumi Rinor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Protesta do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00 dhe lidhet me kundërshtimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në Kamzë.
Koalicioni Bashkë Fitojmë, përmes dy liderve Berisha dhe Meta ka deklaruar edhe më herët se po merret me dokumentimin e parregullsive në zgjedhje. Ata e cilësojnë procesin të parregullt, duke nënvizuar se zgjedhjet u blenë nga maxhoranca.
“Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKË FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamzë më datë 14.05.2023”, thuhet në njoftim.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026