Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shtyp se po vazhdon puna për organizimin e primareve, por edhe protestave.
“Nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi është i pandryshueshëm. Të garantoj që po punohet për legjislacionin partiak të primareve.
Mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë. Është një grup pune që punon intensivisht.
Protesta do të vijë dhe më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.
Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Natyrisht po punohet për zgjerimin e frontit opozitar.
Gjithçka ndonjëherë merr kohë më shumë se sa kishe parashikuar.
Edi Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore. Nëse Shqipëria është në rrezik, rreziku më i madh është Edi Rama,” tha Berisha.
- Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet - 23/10/2026
- Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme - 23/10/2026
- Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve. Përjashtohen arsimi, shëndetësia dhe policia - 23/10/2026