Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne, 20 prill, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, në kuadër të masës së sigurisë për dosjen “Partizani”.
Në dalje, ai vijoi me akuzat ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Ky i fundit, sipas tij, ka bërë avokatine gjyqtares Irena Gjoka.
“Ka fituar tre mbiemra të rinj për faqen e tij të zezë! Altin Hajro, personi që ka sharruar trupin e Jan Prengës. Troplini e mori nga Elvis Doçi. Kreshnik Farruku nga Manza, se ky ka kaq shumë mbiemra sa i ngatërrohen pagoi disa miliona për t’ja ngatërruar CV-në e tij me të vëllain e së fundmi Irena Gjoka. I dhuron mbiemrin Altinit si shpërblim për avokatinë e turpshme që i bëri një krimineleje”, deklaroi kreu i PD-së.
Kur u pyet se kë gjeti brenda SPAK-ut, u përgjigj ekzaktësisht kështu:
Ishte Dumani, po hidhnin valle me Irenën!
Vijoi me pretendimet se Dumani ka katër banesa të padeklaruara, teksa e krahasoi me ish-drejtoreshën e AKSHI-t.
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026