14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Berisha në kërkim të koalicionit, shpresa e fundit Dule e Ndoka, në “skenë” dhe Roshi i Ballit Demokrat

Afati i përcaktuar nga Komisioni Qëdror i Zgjedhjeve për dorëzimin e kërkesave për koalicionet është në orët e fundit, ndërsa grupi i Berishës po merret me detajet e fundit.,

Sipas gazetares së ABC News, Erneta Shevroja, Berisha dhe Meta po negociojnë për detajet e fundit dhe pritet që “Rithemelimi”  të përfshihet në koalicion me 3 parti atë të, Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës, por po ashtu ekziston edhe një alternativë e dytë që është ajo e Ballit Kombëtar, e drejtuar nga Artur Roshi.

“Duket  se në grupin e Berishës gjërat po bëhen akoma më të qarta. Kanë mbetur disa teknalitete që po negociohen.

Kandidatët e Berishës është vendosur që të përfshihen në koalicionin me 3 partitë ato të, Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës.

Alternativa tjetër është ajo e Ballit Kombëtar, e drejtuar nga Artur Roshi.  Nëse do të zgjidhet alternativa e dytë, Meta ka më shumë mundësi në listat e Këshillit Bashkiak. Kemi parë që Meta ka prezantuar listën e plotë të Tiranës, por do të shohim nesër nëse Meta do t’i lërë

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x