Ish-kryeministri Sali Berisha mbylli edhe këtë të premte protestën e opozitës nga shkallët e selisë blu, duke lënë sërish në pritje qytetarët për protestën e radhës, që sipas tij do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi.
Skenari u përsërit thuajse identik me tre tubimet e kaluara, demokratët u mblodhën në shesh, dëgjuan fjalën e liderit të tyre, më pas protesta degradoi me hedhje molotovësh, ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës dhe përplasje që çuan në shpërndarjen e turmës.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për një plan të qëllimshëm për përshkallëzim dhe provokim të dhunës. Ai deklaroi se forcat e rendit kishin përdorur gaz me shënjestër ndaj protestuesve, duke përmendur edhe plagosjen e kandidates për deputete të PD-së, Senada Mehmeti. Sipas tij, ndërhyrja e policisë ishte e paprecedentë, duke pretenduar se bombola gazi dhe mjete tymuese u hodhën edhe në drejtim të selisë së Partia Demokratike e Shqipërisë.
“Unë e di se ju si luftëtarë të paepur, ju prisnin aktin e radhës të kryengritjes sonë paqësore, do jetë kombëtar, do jetë më i fuqishmi që ka njohur Shqipëria. Edhe njëherë mirënjohje të pafuqishme, guximtar që mposhtën rrugëve të Tiranës të keqen e madhe, regjimin e Edi Ramës”, përfundoi ai, teksa falënderoi edhe protestuesit mbështetës të opozitës.
- Flutura Açka – Bardhit: E ke hak Zegjinenë, se me mua u solle si fashist! Preve në besë miqtë dhe ike - 20/02/2026
- Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë… - 20/02/2026
- Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi - 20/02/2026