12.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Berisha i përgjigjet Kokalarit për manipulim: Lista u plotësua duke respektuar statutin

Partia Demokratike e Sali Berishës i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Evi Kokalari se kanë manipuluar listat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në zgjedhjet që u mbajtën më 30 prill 2022. Përmes një deklarate, Komisionit Qendror i Numërimit thotë se i gjithë procesi i numërimit të votave ka qenë transparent dhe ka qenë gjatë gjithë kohës online në kanalin zyrtar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndalur në listën e publikuar nga Kokalari, e cila pretendon se kanë hequr fituesit dhe kanë shtuar në listë mbështetësit e Belind Këlliçit, PD thotë se është zbatuar statuti i partisë. Komisioni shpjegon se sipas statutit, lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar fillimisht duhet të plotësohet me kuota e përcaktuar në statut, me 45 gratë më votuara dhe me 23 të rinj nën 35 vjeç të cilët janë më të votuarit.

Sipas PD-së, në zgjedhjet që u mbajtën në prill, vetën 10 gra dhe 5 të rinj morën vota mjaftueshëm për të hyrë drejtpërdrejt në Këshillin Kombëtar. Më pas pjesa tjetër është plotësuar me ata që kishin marrë më shumë vota. Në total, 53 gra e të rinj u veçuan në renditje për të plotësuar kuotat e përcaktuar me statut.

Kokalari pretendon se janë disa emrat të cilët u hoqën nga lista e fituesve të Këshillit Kombëtar, ndonëse duhej të ishin futur në bazë të votave që kishin marrë. Sipas Kokalarit, ata që kishin fituar janë hequr nga lista dhe janë zëvendësuar me emrat të tjera, që janë mbështetës të Këlliçit, në mënyrë që ta votonin në garën për primaret.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x