23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Berisha deklaron se akuzat ndaj tij janë politike, sondazhi: 60% e qytetarëve i japin të drejtë SPAK-ut

Barometri në Euronews Albania ka kryer matje sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në gjetjet e fundit sa i përket deklaratës së ish-kryeministrit se; “Akuzat e SPAK ndaj meje dhe familjarëve të mi, janë pa asnjë bazë dhe të dirigjuara politikisht nga Edi Rama”, 59.7% e qytetarëve janë shprehur jo dakord dhe aspak dakord me ish-kryeministrin.

23.6% e të anketuarve janë shprehur se janë plotësisht dakord dhe dakord me ish-kryeministrin ndërsa 14.4% e tyre janë neutral. Vetëm 2.2% e qytetarëve nuk janë përgjigjur sa i përket kësaj deklarate.

Për shprehjen e ish-kryeministrit se: “Brenda SPAK ka prokurorë që punojnë mirë, por edhe të tjerë që bashkëpunojnë me krimin dhe janë të kompromentuar “, 46.2 përqind janë dakord ndërsa 30.7 përqind nuk janë dakord.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x