12.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

Berat/ Një mbi një arsye për ta vizituar

Beratin, qytetin magjik të Onufrit dhe një mbi një dritareve, të njerëzve të dashur, punëtorë e të urtë, ke shumë arsye ta vizitosh. Nga Tirana, nuk të duhen më shumë se dy orë.

Në Kalanë e Beratit na pret Mikli Pasku, njeriu që di gjithçka për kalanë dhe qytetin. Aq sa i’a njohëm kalasë edhe themelet. Brenda kalasë është edhe një tjetër mrekulli, muzeu “Onufri”. Ikonat dhe ikonostasi të bëjnë të mos dalësh më nga aty. E kuqja unike e Onufrit të bën me dritë shpirtin…

Pas disa orësh në kala, zbresim të hamë drekën. Roshniku, i njohur për rrushtë dhe fikun, është adresa tjetër nga ku resorti të befason me produktet origjinale bio, arredimin, shërbimin, pastërtinë dhe gjithçka tjetër.

Në muzg, arrijmë sërish në qytet, për të shijuar lagjet e famshme të qytetit. Mangalemi poshtë kalasë dhe Gorica përballë saj, ngjajnë me drita si një ëndërr e një përralle ku ti si vizitor ndjehesh “Hirushja”…

Ka kaq shumë gjëra të bukura Berati, sa ka një mbi një arsye për ta vizituar shpesh.

…Qoftë edhe vetëm për të parë të kuqen e Onufrit, unë do të shkoj sërish në Berat.

m.l/ pena.al  

Pamje nga Muzeu “Onufri”, Berat
Këtu u gjetën kodikët e Beratit.
Onufri – “Prezantimi i Krishtit në Tempull”.
Pamje nga Muzeu “Onufri”, Berat
Pamje nga Muzeu “Onufri”, Berat

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x