14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në forumin ndërkombëtar në Baku, pritet takim me homologun azer Ilham Aliyev

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku, Azerbajxhan.

Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center“ me qendër në Baku, i cili ka si mision promovimin e Edukimit, Tolerancës, Dialogut, Mirëkuptimit dhe Shoqërisë së Përbashkët.

Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është pjesë e sesionit me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”.

Ndërkohë është parashikuar që Kreu i Shtetit të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij; Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me Presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, etj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x