11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

BE zhvillon samitin në Kiev, qytete të tjera bombardohen para nisjes së bisedimeve

Rusia ka vijuar me bombardime të njëpasnjëshme në rajonin e Khersonit, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, mes tyre një 5 vjeçar si dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Bombardimet vijnë në një kohë kur sot në Kiev mbahet samiti Ukrainë-BE.

Zelensky ka pritur në Kiev udhëheqësit e vendeve të BE-së, ndërkohë që janë aktivizuar sirenat e alarmit për sulm ajror pak para nisjes së samitit.

Sirenat e sulmit ajror ranë në Kiev pak para fillimit të samitit Ukrainë-BE në kryeqytetin ukrainas. Alarmet e sulmit ajror më pas u përhapën në të gjithë vendin ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti liderët e Bashkimit Evropian.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x