Ironia e kryeministrit Edi Rama duke krahasuar veprën e famshme të Samuel Beckett “Duke pritur Godonë” me Bashkimin Evropian u rikthye në vëmendje në konferencën për shtyp të kreut të qeverisë me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.
I pyetur nga njëri prej gazetarëve të pranishëm nëse ai kishte ndryshuar mendje për Bashkimin Evropian, Rama tha se nga Beckett, tashmë BE ndodhet në një periudhë të letërsisë romantike franceze.
-Para disa vitesh këtu në Bruksel, ju e krahasuar BE me Godonë, me librin e famshëm në pritje të Godosë, keni ndryshuar mendje për BE.
Rama: Nuk e krahasova BE me Godonë, thashë që BE duket si Beckett që po shkruan skenarin, këtë thashë atëherë. Ky është njW moment tjetër, BE ka lëvizur nga të qenit Beckett për ne dhe do të thosha që BE ndodhet tashmë në një periudhë të letërsisë romantike franceze, por të shohim tashmë, por ndihemi më mirë se ç’ndjeheshim tek Beckett.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026