6.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

BBC promovon “mrekullitë e Shqipërisë”

Mrekullitë e Shqipërisë, historia dhe kultura do zbulohen për publikun ndërkombëtar në një nga televizionet më të mëdha, BBC. Bëhet fjalë për një program eksplorues me disa seri në Shqipëri, që do të transmetohet në BBC World News duke nisur 21 Janari. Gazetarja Bettany Hughes duke e cilësuar tokën shqiptare si enigmatike ka mbetur e mahnitur.

Në faqen e BBC bëhet e ditur se në episodin e parë do shihet qyteti antik i Butrintit. Komunitetet e largëta në Alpet spektakolare shqiptare do jenë po ashtu pjesë e këtij programi të parë.

Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë” ky program do të eksplorojë historinë dhe kulturën e vendit përmes qyteteve antike, kalave, vendeve arkeologjike dhe historive njerëzore.

Dokumentari është mirëpritur edhe nga Kryeministri Rama, i cili përmes rrjeteve sociale e ka cilësuar si një lajm që para disa kohësh shihej si i paimagjinueshëm.

Promovimi i Shqipërisë në BBC vjen pas disa shkrimeve të gazetës New York Times, ku së funmdi e ka rekomanduar Luginën e Vjosës si një mrekulli të natyrës që duhet vizituar përgjatë vitit 2023.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x