Banorët e Khersonit kanë nisur hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të rusëve, të cilët ndihmuan ushtrinë e Putinit të dislokohej në qytet që prej nisjes së ofensivës ushtarake.
Dy persona u shfaqën të lidhur nga duart në mes të qytetit ukrainas, me qytetarët që kalonin pranë tyre dhe i thërrisnin ‘tradhtarë’, në pritje të ushtarëve që do të vendosnin për dërgimin e tyre në burg.
Sipas raportimeve, dhjetëra bashkëpunëtorë të Rusisë në Kherson u larguan javët e fundit nga qyteti, pikërisht për t’i shpëtuar arrestimit për krimet e tyre.
Ndonëse dje në Kherson pati festime për çlirimin, ekziston ende frika se shumë trupa ruse mund të fshihen në rrethina, duke lënë pas dhe kurthe me bomba.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV - 23/02/2026
- ‘Nuk do të heqim dorë nga territoret për një armëpushim’, Zelensky: Putini e ka filluar Luftën e Tretë Botërore - 23/02/2026
- Khamenei përgatit pasardhësin e tij nëse ai vritet, ja kush do të marrë udhëheqjen e Iranit - 23/02/2026