Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe të dytën në botë pas Katarit të Kupës së Botës.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet e tij sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se 9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 kanë vizituar vendin tonë, ku kjo arritje përkthehet në të ardhura
“Një tjetër certifikim ndërkombëtar për këtë vit turistik sapo vjen nga Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit, ku Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas Katarit të Kupës së Botës, teksa një “medalje e artë” na akordohet edhe sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me rritjen më të lartë krahasuar me periudhën e para pandemisë.
9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 dhe një diversitet i larmishëm tregjesh turistike në rritje, janë tregues të qëndrueshëm, por të sigurt se Shqipëria do të vazhdojë t’i mbushë muret me certifikata të tilla suksesesh ndërkombëtare, që përkthehen në më shumë të ardhura për bizneset, punësim për familjet dhe imazh pozitiv ndërkombëtar për Shqipërinë tonë, që as mund të imagjinohej pak vite më parë”, ka shkruar Rama.