Gazment Bardhi ka reaguar për kundërpërgjigjen e policisë ndaj protestuesve në bulevard duke e akuzuar Skënder Hitën se po lufton me mjete kafshërore. Shefi i grupit të PD i thotë se do të përgjigjet për këtë sulm dhe fati i tij po shkruhet bashkë me atë të Ramës e Ballukut.
“Skënder Hitaj do të përgjigjesh personalisht për sulmin dhe provokimin prej ordineri që po i bën studentëve dhe qytetarëve në Bulevard. Do të mbahesh mend si i vetmi Drejtor Policie që po lufton me mjete kafshërore me fëmijët shqiptarë.
Nuk e shpëton dot as Edi Ramën dhe as Belinda Ballukun. Fati i tyre është caktuar dhe bashkë me to po shkruhet edhe i yti. Kriminel!”, shkruan Bardhi.
Latest posts by Pena Albania (see all)