Barcelona duket se do t’i duhet të nisë punën për të gjetur një portier, pas dëemtimit të rëndë që mori Marc-Andre ter Stegen në ndeshjen e fundit në kampionat.
Siç bëjnë me dije mediat, katalanasit kanë nisur menjëherë nga puna, ku emrat që përfliten janë Keylor Navas dhe Loris Karius, të dy pa skuadër.
Por media e njohur katalanase, “Mundo Deportivo”, i ka sugjeruar Barcelonës edhe portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
35-vjeçari kuqezi është pa skuadër që nga fundi i sezonit të kaluar dhe ende asnjë klub nuk ka arritur ta bindë, teksa prestigjiozja katalanase e sheh atë si një opsion të mundshëm për ekipin e Hansi Flick.
“Një karrierë e gjatë në Serie A dhe e padiskutueshme prej vitesh në kombëtaren shqiptare. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli”, shkruan në përshkrimin e Berishës “Mundo Deportivo”.

Gjithashtu në sondazhin e hapur nga portali, gardiani kuqezi deri tani ka marrë 192 vota, duke u renditur në vendin e 8-të nga 10 portierët e sugjeruar, teksa vendi i parë mbahet nga Keylor Navas.

- Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari - 12/04/2026
- Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban - 12/04/2026
- Mbyllet pas 16 vjetësh epoka Orban në Hungari, Kryeministri pranon humbjen: Rezultat i dhimbshëm. Opozita fiton mbi 2/3 e vendeve në Parlament - 12/04/2026