Barcelona duket se do t’i duhet të nisë punën për të gjetur një portier, pas dëemtimit të rëndë që mori Marc-Andre ter Stegen në ndeshjen e fundit në kampionat.
Siç bëjnë me dije mediat, katalanasit kanë nisur menjëherë nga puna, ku emrat që përfliten janë Keylor Navas dhe Loris Karius, të dy pa skuadër.
Por media e njohur katalanase, “Mundo Deportivo”, i ka sugjeruar Barcelonës edhe portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
35-vjeçari kuqezi është pa skuadër që nga fundi i sezonit të kaluar dhe ende asnjë klub nuk ka arritur ta bindë, teksa prestigjiozja katalanase e sheh atë si një opsion të mundshëm për ekipin e Hansi Flick.
“Një karrierë e gjatë në Serie A dhe e padiskutueshme prej vitesh në kombëtaren shqiptare. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli”, shkruan në përshkrimin e Berishës “Mundo Deportivo”.

Gjithashtu në sondazhin e hapur nga portali, gardiani kuqezi deri tani ka marrë 192 vota, duke u renditur në vendin e 8-të nga 10 portierët e sugjeruar, teksa vendi i parë mbahet nga Keylor Navas.

- “Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë - 20/10/2026
- Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet! - 20/10/2026
- Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit? - 20/10/2026