Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT ka hapur dyert duke e çuar në standarde evropiane. Minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi sot në shoqërinë e Kryeministrit Rama spitalin e ri në QSUT të cilit i janë shtuar 350 shtretër të rinj.
‘Këtu puna ka mbaruar tërësisht, pra gjithë sistemet janë vendosur dhe janë funskionale. Pritet instalimi dhe brenda 15 tetorit do të bëhet instalimi i të gjithë shtretërve. Nuk është thjesht një godinë. Ka një të mirë ky spital.’- tha Manastirliu.
Kryeministri Rama u shpreh se ky është investimi më i madh i këtyre tre dekadave.
“Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde europiane”,- tha Rama.
Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim