23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

“Barbari i Tiranës është ende në politikë”, Braçe kujton dhunën ndaj opozitës në 28 maj 1996: Kur i dëgjoj sot spurdhjakët që thonë ‘prapë do merremi me 97-tën’…

Deputeti socialist Erion Braçe ka kujtuar dhunën ndaj opozitës së asaj kohe më 28 maj të vitit 1996.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

MOS E HARRO KURRE 28 MAJIN!

BARBARI I TIRANES ESHTE ENDE NE POLITIKE;

ENDE E MENDON VETEN ALTERNATIVE;

ENDE MENDON TE TRASHEGOJE…BARBARINE!

28 MAJ DITA E GJAKUT-SI SOT 28 VITE ME PARE, KESHTU U MASAKRUA OPOZITA E MASTE;

PASI U VODH SKANDALOZISHT HAPUR E DHUNSHEM

NE ZGJEDHJE!

Kur degjoj-degjova dhe dje qe flasin “per posten”.

“voten me poste”, “rregjistrim apo jo te votuesve”,

“voten online” etj, me vjen te qesh me te madhe; JANE TE NJEJTET QE CFARE NUK I KANE BERE VOTES E KUNDERSHTAREVE POLITIKE!

Pastaj kur degjoj-degjova dhe dje, spurdhjake qe thone cilter “ca eshte kjo, pse do merremi me 97-ten tani”, me vjen te vjelle!

Keta njerez ketu dhe qindra mije te tjere e dine cfare kane hequr nga i njejti BARBAR qe ben politike edhe sot, thjeshte pse ishin TE MAJTE!

Çfarë ndodhi më 28 maj 1996?

26 maji i vitit 1996 cilësohet një nga ditët më të errëta të demokracisë në Shqipëri kur arroganca dhe dhuna shtetërore shkatërroi zgjedhjet dhe grabiti votën masivisht. Ato zgjedhje nuk u njohën nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR që faktuan pjesën më të madhe të manipulimeve. Misioni në atë kohë drejtohej nga britanikja Glover, e cila ka ardhur sërish në Shqipëri. Pas vjedhjeve opozita socialiste tërhoqi komisionerët nga qendrat e votimit dhe në fund dolën rezultate sureale, kur në kutinë e votimit kishte më shumë vota se votues dhe ato ishin të gjitha për Partinë Demokratike.

Opozita në atë kohë organizoi protestën e njohur të 28 majit. Socialistët kërkuan sheshin “Skënderbej”, por qeveria e Partisë Demokratike e zhvendosi protestën në fushën e Ali Demit, edhe aty nën rrethim policor, por nga të gjitha drejtimet socialistet u nisen të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”.

Policia me autoblinda, me qen, forcat speciale dhe punonjës të shërbimit informativ gjithsej 6 mijë forca krijuan barrikada për të penguar marshimin dhe në rrugën e Elbasanit ndodhi përleshja. Dhuna u bë e përgjakshme. Në ballë të protestës ishin 30 drejtuesit e opozitës, e cila kryetarin e kishte në burg dhe që drejtohej nga Servet Pëllumbi. Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe dhe Kastriot Islami u dhunuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u.

Pas kaq vitesh kanë mbetur ende imazhet që u regjistruan nga gazetarët e huaj që ndodheshin në Tirane. Këto janë pamjet se si tërhiqeshin zvarrë protestuesit, disa prej të cilëve u rrahën pas shoqërimit në polici.

260 protestues të opozitës u rrahën në urën e rrugës së Elbasanit dhe në sheshin “Skënderbej” në sy të ndërkombëtarëve që e ndiqnin dhe e filmonin masakrën nga Hotel “Tirana”.

Shtypi ndërkombëtar raportoi ngjarjen me pamjet e dhunës nga e cila nuk shpëtuan as vetë gazetarët e huaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x