Barack Obama, sipas The Times, u ka thënë miqve se Presidenti Biden duhet të rishqyrtojë seriozisht mundësinë për t’u tërhequr nga gara presidenciale.
Ish-presidenti Obama thuhet se ka studiuar të dhënat e sondazheve ditët e fundit dhe ka arritur në përfundimin se Biden, 81 vjeç, i cili shërbeu për tetë vjet si zëvendëspresident i tij, ka një shans të ngushtë për të mposhtur Donald Trump.
Sipas raporteve, Obama, ka folur me Bidenin vetëm një herë që nga debati i parë presidencial kundër Trump. Performanca katastrofike e presidentit çoi në shqetësime lidhur me aftësinë e tij për të shërbyer edhe katër vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kur përplasen superfuqitë, çfarë është në rrezik kur Trump takohet me Xi? - 12/05/2026
- Largimi Schmidt nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, fshehja nën maskën e dorëheqjes - 12/05/2026
- Hoxha në Bruksel: Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas, mizoria më e rëndë e agresionit rus - 12/05/2026