13.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Balla: Është e rëndë për Shqipërinë që një “non grata” vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka propozuar që Sali Berisha mos flasë më në Foltoren e Kuvendit. Duke iu referuar bashkëpunimit PD-PL, Balla tha se dyshja Meta-Berisha nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë.

“Berisha dhe Meta nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë gjithçka ka mundur të dyve.

Turi i tyre është që sa herë i jepet mundësia vijojnë e dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë për Kuvendin e Shqipërisë që një “non grata” vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit sa herë i jepet mundësi.

Unë mendoj që ka ardhur koha që ne të marrim një vendim, që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme, që vjen bën pis Foltoren dhe kthehet në botën e përtejme të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit”, deklaroi Balla.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x