18.5 C
Tirana
22 / 04 / 2026

Balla: Dosjet e Sigurimit s’do të jenë më sekrete, bashkëpunëtorët do të ndalohen në politikë!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se amendimi i ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit që do të miratohet nga Parlamenti, do të mundësojë që të gjitha dosjet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit do të hapen plotësisht dhe nuk do të jenë sekrete.

Në një lidhje me emisionin Opinion në Tv Klan, Balla tha se ky ligj është vetëm pjesë e një pakete.

Sipas tij, do të ketë edhe dy ligje të tjera. I pari, që do të pasojë atë të Dekriminalizimit që të gjithë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit do të ndalohen në politikë dhe do të ketë fuqi prapavepruese.

Ndërsa ligji tjetër do të jetë që ish-bashkëpunëtorët nuk do të lejohet të jenë as kryetarë të partive politike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x