10.5 C
Tirana
01 / 03 / 2024

Balla dhe ambasadorja e Francës nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor në fushën balistike

Në vijim të deklaratës së përbashkët të qëllimit të dakordësuar gjatë vizitës së Presidentit Emmanuel Macron në Tiranë para disa javësh, ministri i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi sot me Ambasadoren e Republikës së Francës “Marrëveshjen e Zbatimit për Forcimin e Bashkëpunimit Policor në Fushën Balistike”.

Në këtë bazë të dhënash janë regjistruar armët dhe municionet e sekuestruara nga ana juridike. Shfrytëzimi i informacionit balistik i bazuar në elementët teknikë të armëve dhe municioneve të sekuestruar, mundëson identifikimin e rrjeteve të gjithë trafikut të armëve.

Marrëveshja është hartuar në kuadër të Projektit EVOFINDER për Sistemin e Identifikimit Balistik dhe ky projekt ka nisur gjatë Procesit të Berlinit.

Franca dhe Gjermania e kanë zbatuar dhe po zbatojnë këtë projekt EVOFINDER për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sistemi është dhuruar në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë.

EVOFINDER është sistemi për identifikimin balistik dhe aktualisht funksionon ne Institutin e Policisë Shkencore.

Kjo marrëveshje do të jetë një instrument më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, përdorimit të armëve të vogla e të lehta si dhe identifikimit të autorëve të mundshëm pavarësisht vendit ku kryejnë veprën penale.

Marrëveshja parashikon që shërbimet kompetente balistike të të dy vendeve, të shqyrtojnë mënyrat e vendosjes në rrjet të skedarëve të tyre kombëtar të identifikimit balistik, njëherësh duke zbatuar procedura që garantojnë besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave të shkëmbyera.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x