Një balenë beluga e dyshuar se ishte trajnuar si spiune nga Rusia është gjetur e ngordhur në brigjet norvegjeze.
Trupi i kafshës, me nofkën “Hvaldimir”, u gjet duke pluskuar në qytetin jugperëndimor të Risavikës dhe u dërgua në portin më të afërt për ekzaminim.
Balena u pa për herë të parë në ujërat norvegjeze pesë vjet më parë me një kamerë GoPro të bashkangjitur që shkruante “Pajisje e Shën Petersburgut”.
Kjo ndezi thashethemet se gjitari mund të jetë një balenë spiune, diçka që ekspertët thonë se ka ndodhur në të kaluarën.
Themeluesi i Marine Mind, Sebastian Strand tha se shkaku i ngordhjes ishte i panjohur dhe se trupi i Hvaldimir nuk kishte lëndime të dukshme.
Rusia ka një histori të trajnimit të gjitarëve detarë për qëllime ushtarake, por asnjëherë nuk e ka pranuar se Hvaldimir mund të jetë trajnuar nga ushtria ruse.
- Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës - 22/10/2026
- Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz - 22/10/2026
- Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri - 22/10/2026