5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Bad Bunny hyn në historinë e Grammy, fiton “Albumin e Vitit” në gjuhën spanjolle

Bad Bunny ka hyrë në histori në Çmimet Grammy, duke u bërë artisti i parë në 68 vite që fiton çmimin “Albumi i Vitit” me një album të kënduar tërësisht në gjuhën spanjolle.

Muzikanti portorikan u shpërblye për albumin e tij të gjashtë, “Debí Tirar Mas Fotos”, duke mposhtur emra të njohur si Lady Gaga, Kendrick Lamar dhe Sabrina Carpenter.

I emocionuar në skenë, Bad Bunny ia dedikoi çmimin emigrantëve, në një ceremoni ku shumë artistë ngritën zërin kundër politikave aktuale amerikane të imigracionit.
“Ky çmim është për të gjithë ata që u detyruan të lënë vendin e tyre për të ndjekur ëndrrat”, u shpreh ai.

Gjatë mbrëmjes, disa artistë shprehën hapur mbështetjen për emigrantët, ndërsa në tapetin e kuq u panë edhe mesazhe proteste kundër autoriteteve të imigracionit.

Ndërkohë, Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas fituan çmimin “Kënga e Vitit” për “Wildflower”, duke e marrë këtë trofe për herë të tretë që nga viti 2020.

Në fjalën e saj, Eilish theksoi rëndësinë e reagimit dhe protestës në kohë të vështira, duke nënvizuar se zëri i artistëve dhe i njerëzve ka rëndësi.

Ceremonia e këtij viti u karakterizua jo vetëm nga fituesit, por edhe nga mesazhe të forta sociale dhe politike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x