13.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Avokati i Klosit: Si beson prokuroria se dikush i jep pastrueses 500 mijë euro

Avokati i Alda Klosit ka dalë në një deklaratë për mediat pasi kësaj të fundit iu dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

“Caktoj masën e sigurisë me arrest me burg. Pati një debat të gjatë Prokurori paraqiti si provë një deklaratë të dhënë nga Rozeta Dobi. Ishte një deklarim i marrë kohët e fundit.

I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij deklarimi. Është hera e katërt që ajo pyetet, dhe sa herë që pyetet jep një deklaratë ndryshe nga tjetra.

Deklarata e fundit është gënjeshtër. Ka disa pyetje që bëmë në seancë dhe natyrisht presim të zbardhet vendimi për të marrë përgjigjen e tyre.

Nëse do ishte kështu siç ka deklaruar Dobi, si është e mundur që është hapur kasaforta dhe është hedhur në një kazan plehrash.

Si nëna si djali në momentin që janë arrestuar kanë mbajtur të njëjtin qëndrim ku kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit dhe kanë dhënë një mekanizëm të qartë se si është kryer kjo vepër penale”, tha avokati.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x