11.5 C
Tirana
26 / 11 / 2025

Atletico fitore përballë Interit, Arsenal mund Bayern, Mbape me 4 gola mund grekët, PSV turpëron Liverpulin në shtëpi…

Janë zhvilluar këtë mbrëmje ndeshjet e radhës të Ligës së Kampioneve. Arsenal ka arritur të mposhtë Bayern Munich në Londër, me rezultatin 3:1.

Atletico Madrid fitoi në minutat shtesë përballë Interit, duke e bërë dramatik fitoren ndaj italianëve. Ishte Gimenez, ai që realizoi në minutën e 93 të takimit, duke i dhuruar tre pikë Atleticos.

Në ndeshjet e tjera, Eintracht Frankfurt u mund me rezultatin 0:3 nga Atalanta. Liverpool u turpërua përballë tifozëve të saj nga ana e PSV-së, me rezultatin e thellë 1:4.

Real Madrid fitoi 4:3 ndaj Olympiakos, në një sfidë ku u shënuan plot shtatë gola.

PSG fitoi 5:3 ndaj Tottenham, në një tjetër ndeshje, ku u shënuan numër rekord golash. Sporting mundi lehtësisht 3:0 Club Brugge.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x