17 C
Tirana
06 / 11 / 2026

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ishte i pranishëm në “New Balance Arena” (gjatë sfidës Atalanta-Kairat Almaty) pasi është rikthyer në Bergamo për t’u dhënë lamtumirën tifozëve zikaltër, një mundësi që nuk e kishte pasur para transferimit të tij te Al-Diriyah, në Arabinë Saudite, gjatë dritares së fundit të transferimeve.

“Duam 11 Gjimshitë”, shkruhej në pankartën që ish-mbështetësit e tij mbanin për të.

Mbrojtësi shqiptar u nderua nga drejtuesit e Atalantës me një kornizë ku ishte vendosur fanella me numrin 334, që përfaqëson numrin e ndeshjeve që Gjimshiti luajti me Atalantën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x