6.5 C
Tirana
23 / 02 / 2026

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Një vilë me vlerë rreth 500 mijë euro është sekuestruar nga Guardia di Finanza në Faenza të Italisë, e cila rezultonte pronë e një shtetasi shqiptar të hetuar për trafik të substancave narkotike. Siç bëjnë me dije mediat italiane, hetimet kanë zbuluar se pasuria e shqiptarit ishte e papajtueshme me të ardhurat e deklaruara, duke ngritur dyshime për origjinën e paligjshme të fondeve.

Hetimet mbi llogaritë: zero shpenzime dhe asnjë tërheqje

Vendimi është rezultat i kontrolleve të ndërlikuara ekonomiko-pasurore të koordinuara nga prokuroria dhe të kryera nga efektivët e Guardia di Finanza-s së qytetit. Në veçanti, analiza e llogarive bankare të familjes së të hetuarit, ka nxjerrë në pah një menaxhim anormal të burimeve financiare. Në vitet e hetuara, është konstatuar se shpenzimet e lidhura me jetesën e zakonshme të një familjeje, si p.sh. blerja e ushqimeve dhe e veshjeve, ishin krejt minimale, ashtu siç u vu re mungesa pothuajse totale e tërheqjeve të parave cash dhe e pagesave për blerjen e karburantit.

Paratë cash dhe lidhja me trafikun e drogës

Falë kryqëzimit të informacioneve të marra gjatë hetimeve, në lidhje me aktivitetet e paligjshme të kryera nga subjekti, u bë e mundur të konstatohej se fondet e akumuluara në llogaritë bankare, në bazë të të ardhurave nga puna që ai merrte, ishin të mundura falë disponueshmërisë së madhe të parave cash të lidhura me trafikun e paligjshëm për të cilin ai ishte nën hetim.

Mospërputhja mes të ardhurave dhe pasurisë

Nga rindërtimi kompleks i profilit ekonomiko-financiar të të gjithë familjes, u konstatua se ky profil ishte i papajtueshëm me investimet pasurore dhe, në veçanti, me blerjen e fundit të një pasurie të çmuar.

Ekzekutimi i sekuestrimit të urdhëruar nga Autoriteti Gjyqësor lokal është një masë që lejon të goditen pasuritë të konsideruara me origjinë të paligjshme kur ato rezultojnë të papërputhshme me kapacitetin e deklaruar të të ardhurave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x