Taulant Balla mbajti mëngjesin e së hënës fjalimin e parë në Ministrinë e Brendshme, si drejtues i këtij dikasteri.
Duke iu drejtuar anëtarëve të Policisë së Shtetit, Balla theksoi se merr stafetën nga një koleg dhe mik i tij “që njihet për seriozitetin dhe korrektesën” duke shtuar se kjo do t’ia lehtësojë punën në krye të Ministrisë së Brendshme.
Ministri theksoi se nuk do të vijë me reforma për emërime dhe heqje nga puna, por për ata që nuk tregojnë gatishmëri të punojnë me ta, nuk ka vend.
“Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka.”
Po ashtu, ai ia bëri të qartë Policisë së Shtetit se deputetët nuk duhet të ndërhyjnë në punën e tyre.
“Kush pranon ndërhyrje nga deputetët, nuk do të mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar në detyrë. Keni detyrë t’i dëgjoni me respekt, por për çdo rast që arsyeja e telefonatës përbën ndërhyrje në punën tuaj, ta drejtoni te unë.”
Balla tha se për rastin e dhunës në Krujë, Rrahman Rraja u vetëndëshkuar duke dorëzuar mandatin e deputetit. Por ai tha se i biri, i shpallur në kërkim, duhet arrestuar dhe për këtë s’ka asnjë pengesë.
“Unë nuk do të çedoj në asnjë rast për masat që do të ndërmerren për cënim të këtij standardi. Arrestoni Rexhep Rrajen” – tha Balla.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026