15.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

Askush nuk u largua nga stadiumi, Pique i përlotur mbajti një fjalim para 90 mijë personave që do të mbahet mend gjatë

Mbrojtësi i famshëm Gerard Pique i tha lamtumirë Barcelonës mbrëmë në fitoren 2-0 ndaj Almerias në Camp Nou. 35-vjeçari la lojën në minutën e 84-të me brohoritje dhe lot, duke i dhënë fund zyrtarisht një karriere të madhe në të cilën fitoi pothuajse gjithçka që mundi në botën e futbollit.

Gerard Pique i tronditi të gjithë duke njoftuar fundin e karrierës së tij. Ndeshja kundër Almerias në stadiumin Camp Nou ishte e fundit që ai luajti në karrierën e tij të pasur dhe u pasua me duartrokitje dhe lot.

Mbrojtësi legjendar pas ndeshjes përfundoi në krahët e shokëve të skuadrës. Tifozët qëndruan në stadium për të dëgjuar fjalët e tij të fundit si lojtar i Barcelonës.

Pique nuk i mbajti dot lotët. Ai qau si një fëmijë i vogël dhe falënderoi të gjithë për gjithçka që bënë për të gjatë qëndrimit të tij në klub.

“Dua t’i falënderoj të gjithë – shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve, të gjithë në klub. Faleminderit për gjithçka,” filloi fjalën e tij lamtumirëse Pique dhe vazhdoi:

“Ndonjëherë dashuria shprehet duke u larguar”, tha Pique dhe më pas qau para më shumë se 90,000 tifozëve në stadiumin Camp Nou.

Në fund, ai dërgoi një mesazh të fuqishëm.

“Gjyshi më bëri anëtar të klubit ditën që linda. Unë kam lindur këtu, do të vdes këtu. Do të kthehem”, tha Pique në brohoritjet nga tribuna.

Gerard Pique është një ikonë e vërtetë e Barcelonës. Ai luajti gjithsej 616 ndeshje dhe shënoi 52 gola dhe fitoi pothuajse gjithçka që mundi.

Ky është një moment i trishtuar për botën e futbollit, por një fillim i ri për Gerard Pique, i cili dëshiron të bëhet president i klubit në të ardhmen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x