16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Asambleja e Partisë Socialiste/ Drejtuesit politikë nën “ethe”

E diela e 8 shtatorit do të gjejë të mbledhur Asamblenë e Kombëtare të PS në një hotel në Durrës.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu thotë se si pikë e parë e agjendës do të jetë fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Mesazhet do të jenë në funksion të përgatitjeve të PS për ti fituar zgjedhjet e 2025.

Me afrimin e mbledhjes së asamblesë po shtohen zërat për ndryshime të disa drejtuesve politik.

Ajo që nuk dihet dhe mbetet ekskluzivitet surprizues i Ramës është numri drejtuesve politk të cilët do të lëviziom ose nuk do të kenë fare asnjë qytet për të drejtuar punët e partisë.

E në të tilla kushte ethet brënda 12 drejtuesve politik kanë nisur.

Zgjedhja e organeve drejtuese të PS është pika e katër e agjendës ku pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë dhe sekretariatet.

Edhe kjo është  e rëndësishme për tu parë se kush ikën dhe kush janë figurat e reja që do ti bashkohem kryesisë së PS.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x