Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
Me 84 vota “pro” është miratuar Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Nga votimi i përgjithshëm vetëm 19 vota kanë qenë kundër, dhe kanë qenë 68 abstenime.
Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda, shkruajnë mediat vendase.
Rezoluta parashikon që 11 korriku të shpallet si dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.
Republika Srpska ka dërguar një raport në OKB duke kërcënuar me qëndrimin se “miratimi i rezolutës për Srebrenicën do të shkaktonte konflikte të brendshme” në Bosnje e Hercegovinë.
Lideri separatist, Milorad Dodik, i sanksionuar nga SHBA dhe shumë i afërt me Rusinë, ka kërcënuar shpesh se do të ndajë Republika Srpska nga Bosnja në rast të miratimit të rezolutës.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026