Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët me një mesazh të shoqëruar me foto nga festimet e Nëntorit në shkollat e vendit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka ndarë foto të realizuara nga nxënësit, duke theksuar se atmosfera nëpër shkolla është gjallëruar falë punës së fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit “Art dhe Zeje”.
“Mirëmëngjes, dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë shkruan Kryeministri në postim”, shkruan kryeministri krahas fotove.
Aktivitetet e Nëntorit në shkolla janë shndërruar këtë vit në një traditë të veçantë, ku nxënësit prezantojnë punime artistike, krijime origjinale dhe performanca kushtuar Ditëve të Pavarësisë dhe Flamurit.
- Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime - 22/04/2026
- VIDEO/ Avioni përplaset me telat e tensionit të lartë në Los Angeles, piloti 70-vjeçar në gjendje kritike - 22/04/2026
- Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad - 22/04/2026