9.5 C
Tirana
15 / 01 / 2025

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje disa orëshe me autoritetet

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë arrestuar presidentin Yoon Suk Yeol, i cili përballet me akuzat për kryengritje dhe shpërdorim pushteti, pas një përpjekjeje për të vendosur ligjin ushtarak muajin e kaluar. Yoon tani është në Zyrën e Hetimit të Korrupsionit (CIO) dhe sipas mediave ndërkombëtare ai se pranoi marrjen në pyetje, shkruan A2 CNN.

Autoritetet e dorëzuan urdhrin pas një përplasjeje disa orëshe me stafin e tij të sigurisë dhe mbështetësit, të cilët panë hetuesit duke përdorur shkallët dhe kabllot për të hyrë në rezidencën e Yoon.

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje

Presidenti Yoon ka qenë i fshehur në rezidencën e tij të fortifikuar për javë të tëra i rrethuar nga ekipi i tij i Shërbimit të Sigurisë Presidenciale, duke iu shmangur arrestimit ndërsa hetuesit u përpoqën ta arrestonin në fillim të këtij muaji, por dështuan. Ai përballet me disa hetime dhe një gjyq për shkarkim, raporton A2 CNN.

Kjo është hera e parë në historinë e Koresë së Jugut që një president në detyrë arrestohet, edhe pse vendi ka një histori të ndjekjes penale dhe burgosjes së ish-liderëve.

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje

Pas arrestimit të tij, Yoon lëshoi ​​një video-mesazh të para-regjistruar të mërkurën, në të cilin ai përsëri i hodhi poshtë hetimet ndaj tij duke i cilësuar “të paligjshme”.

“Sot, kur i pashë të pushtonin perimetrin e sigurisë me mjete zjarri, vendosa të paraqitem para CIO-s, edhe pse është një hetim i paligjshëm, për të parandaluar çdo gjakderdhje të pakëndshme”, tha Yoon.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x