13.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Arrestohet në Durrës pjesëtari i një grupi kriminal, 34-vjeçari siguronte mjete për të kryer vrasje!

Pjesëtari i një grupi kriminal, Denis Shahini 34 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit. 34 vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Policia thotë se ka siguruar provat se 34 vjeçari ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x