23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Arrestimi i sekserëve që shisnin varret në Tufinë, Veliaj: U zgjidh një problematikë që ishte prej vitesh

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar nga prokuroria e Tiranës e cila çoi në arrestimin e 8 personave mes tyre edhe drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve Funerale për ngritjen e një skeme për shitjen e varreve në Tufinë kundrejt një pagese prej 50 mijë lekësh.

Veliaj falënderoi drejtuesit e policisë dhe prokurorisë për zgjidhjen e kësaj çështje pasi sipas tij bashkia kishte vite që punonte për situatën në fjalë. “Shprehja ‘kush i bën varrin tjetrit bie vetë brenda’ në këtë rast u bë e vërtetë, tha Veliaj. 

Falenderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike. Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë”, tha Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x