25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Arrestimi i Lul Berishës në Spanjë, reagon Balla: Sundimi i ligjit do të godasë kudo

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin në Spanjë të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla përgëzon policinë e Shtetit dhe homologët spanjollë dhe thekson se pandëshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujdo sado që të fshihet.

”Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri”, shkruan Balla.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x