20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

Apeli i dha vulën e PD Berishës, Flutura Açka: U thye fryma e re që ishte krijuar

Deputetja Flutura Açka në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se vendimi i Gjykatës së Apelit që i kaloi logon dhe vulën e PD-së, grupimit të Sali Berishës, u përjetua shumë nga strukturat e Partisë Demokratike që konsiderohej si zyrtare dhe drejtohej nga Lulzim Basha.

Ackka e konsideroi si një vendim tronditës, duke shtuar se edhe lidershipi nuk e diskutonte asnjëherë çështjen që logo dhe vula do të kalonte te grupimi i Berishës.

Në këtë kuadër, Açka tha se shpesh është pyetur lidershipi i partisë për një plan B, por as nuk diskutohej ndonjëherë për të.

“Duhej të kishim një plan B, duhej të mendonim politikisht. Kjo situatë solli një lloj kaosi. Ndoshta gjërat kanë qenë të pritshme, e shikoj jo si një humbje të grupimit politik, secili do të bëjë detyrën e tij, aq sa di dhe duhet ta bëjë, por mendoj se kemi një shtrembërim të demokracisë. U rrëzua një frymë e re me një të rënë të lapsit. Ndoshta nga kjo frymë mund të zgjoheshin një pjesë e shqiptarëve që besojnë ende se në këtë vend mund të bësh demokraci”, tha Açka.

Deputetja tha se ndoshta kemi një çedim të Gjykatës, e cila nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë transparencë lidhur me akuzat që i bëhen dhe këtë duhej ta bënin para se të jepnin vendimin në 11 qershor.

Ajo tha se pas vendimit të Apelit jemi në një realitet tjetër, nuk mund të qëndrojmë më në strukturat paralele të asaj që konsiderohej si Partia Demokratike.

“Kam besuar që zoti Basha duhet të kishte një akt politik, që e nisi në 9 shtator dhe duhej ta bitiste në 11 qershor. Basha si lider duhej të merrte vendime, nuk duhej të priste se çfarë do të bënin strukturat”, tha Açka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x