Anthony Beuve, portieri i Avranchez, jo vetëm që imiton Ivan Provedel e Lazio-s, golin e tij kundër Atletico Madrid, por e dërgon në një tjetër nivel.
Në sfidën kundër GOAL FC, e vlefshme për kategorinë e tretë franceze, Beuye vuri në jetë një histori për t’u rrëfyer për një kohë të gjatë. Në minutën e 90-të, portieri priti një penallti, në një kohë kur rezultati ishte 0-1 në favor të miqve.
Beuye nuk u mjafton me kaq, por në aksionin pasues, gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, me kokë realizoi një gol shumë të bukur duke i dhuruar ekipit të tij një pikë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026
- Histori e trazuar - 11/08/2026