6.5 C
Tirana
30 / 03 / 2026

Andrew Tate i sekuestrohen 11 makina luksoze: Rolls-Royce, Ferrari, Buggati dhe Porsche

Policia rumune i ka sekuestruar 11 makina luksoze Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan pasi dyshja u arrestuan pak ditë më parë.

Makinat u sekuestruan menjëherë pas arrestimit për trafikim të qenieve njerëzore. Gazeta rumune e lajmeve Gandul publikoi fotot ku tregoheshin 11 makinat, me vlerë të mundshme miliona paund, në rrugën e pronës së Tate në Bukuresht. Nëse konstatohet se janë blerë me veprimtari kriminale nga vëllezërit, mjetet luksoze mund të përfundojnë në duart e autoriteteve, raporton Independent.co.uk.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x