Andi Bushati thotë se nuk ka asnjë dyshim që Edi Rama do të fitojë zgjedhjet, pasi sipas tij, kryeministri do ta shkruajë vetë rezultatin e zgjedhjeve në bashkëpunim me “bandat, mediat dhe palaçot” e SPAK.
Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se fitorja e PS nuk është e diskutueshme, por e vetmja gjë që mbetet për t’u parë është nëse opozita do të ruajë 1/3 në Parlament.
“Kam frikë se Rama do të marrë rezultatin që do të shkruajë vetë në letër, në një koalicion të gjerë me bandat, mediat dhe palaçot e SPAK. Nuk duhet të harrojmë që kjo vjedhje votash dhe e Shqipërisë, por bëhet në sytë e zgurdulluar të palaçove të SPAK, që Rama i shet si garanci që ai nuk vjedh.
Palaçot e SPAK po shërbejnë për t’i krjijuar publikut iluzionin se vjedhjet e Ramës po kontrollohen. Në zgjedhjet e ardhshme ai ka në dorë të marrë ato vota që do vetë.
Do të jenë të parat zgjedhje, ku nuk do të diskutohet më se kush fiton, por do të jetë në diskutim, a fiton dot qeveria 2/3 dhe a ruan dot opozita 1/3 e votave të parlamentit. Në këtë pikë jemi katandisur, prandaj do të jetë historike”, tha Bushati.
- Trump dhe Zelensky takim “kokë më kokë” në Bazilikën ‘Shën Pjetri’, publikohen fotot - 26/04/2025
- Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT) - 26/04/2025
- Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë - 26/04/2025