Sekretarja e përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Donald Trump për Iranin, duke paralajmëruar se retorika e tij po përshkallëzohet dhe po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.
Në një reagim publik në rrjetin social X, Callamard theksoi se këto deklarata nuk janë thjesht fjalë, por mund të kenë pasoja reale në terren. Sipas saj, një gjuhë e tillë mund të çojë në sulme të synuara apo të pakontrolluara ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.
“Si mund të mbrohen njerëzit nga diçka që paraqitet si kërcënim ekzistencial? Është thjesht e frikshme,” u shpreh ajo.
Duke ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në rajon, Callamard shtroi pyetjen: “Ku do të përfundojë kjo?” Ajo paralajmëroi se tensionet po rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe se viktimat kryesore janë popullsitë civile në vende si Irani, Libani, Izraeli dhe shtetet e Gjirit.

- Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj - 07/07/2026
- Trump surprizon në Samitin e NATO-s: Erdogan është miku im, do t’i heqim sanksionet ndaj Turqisë, sinjale pozitive për F-35 - 07/07/2026
- Argjentina nuk vdes kurrë, përmbysje historike ndaj Egjiptit për të kapur çerekfinalen (Video) - 07/07/2026