Ambasadorja Meri Kumbe ka pritur ditën e sotme zonjat shqiptare të komunitetit shqiptaro-hebre, takim të cilin e ka ndarë në rrjetin e saj social në Instagram.
Postimi i plotë:
Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael, priti zonjat shqiptare të komunitetit shqiptaro-hebre. Zonja të bukura të cilat ruajnë dhe përcjellin me dashuri ndër breza traditat shqiptare!
Edhe pse në ditë të vështira, gratë kanë gjithnjë forcën dhe energjinë për të ecur përpara me dinjitet dhe me dashuri për jetën e për të ardhmen!
Këtij takimi ju bashkua edhe Znj. Ines Demiri (Fil) dhe Z.Shpend Sadiku!
Faleminderit Znj. Felicita Jakoel, Kryetare e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael për mbështetjen dhe bashkëpunimin!





- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026